Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser ka deklaruar se prokurori special, Joshua Hafetz gjatë marrjes në pyetje gjatë ditës së djeshme ka ushtruar trysni dhe presion ndaj saj për të pranuar se instrumentet e Inteligjencës Artificiale kanë qenë thelbësore për vlerësimet e saj.
Ajo këto komente i bëri pas insistimit të prokurorit special për të ditur më shumë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale nga ekspertja e cila po dëshmon në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Më pas, prokurori Hafetz vuri në dyshim deklaratën e ekspertes që e kishte deklaruar dje sa i takon rëndësisë të IA në vlerësimet e saj.
Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Franser e cila është dëshmitare e mbrojtjes edhe sot para trupit gjykues deklaroi se në konstatimet e saj nuk i ka mbështetur në platformat e inteligjencës artificiale.
Pas këtij diskutimi ndërhyri mbrojtja e Thaçit, Sophie Menegon e cila kërkoi që këto pyetje të ndërpritet nga ana e organit të akuzës.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen. /B.Ibishi/