Futbollistët e Newcastle United kanë arkëtuar tri pikë të vështira ndaj pretenduesit për titullin e ri të kampionit anglez Arsenal.
Skuadra vendëse në “St James Parks” erdhi në epërsi me golin e Aleksandar Isak në minutën e 12-të, pas asistimit të Anthony Gordon.
Kjo është humbja e dytë për ‘topçinjtë’ në edicionin e ri në Premier Ligë, pas 10 xhirosh me gjithsej 18 pikë në pozitën e tretë. Ndërsa Newcastle United pas fitores së sotme renditet në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë.
Sot zhvillohen edhe ndeshjet e tjera, ku lideri aktual Manchester City luan si mysafir ndaj Bournemouth, Liverpool, i dyti në tabelë, pret Brighton. Ipswich Town luan kundër Leicester City, Nontigham Forest pret West Ham, Southampton luan kundër Everton dhe Wolves në terrenin vendës pret Crystal Palace.
Xhiroja e dhjetë e Premier Ligës përmbyllet nesër me takimet Tottenham - Aston Villa dhe Manchester United-Chelsea.