U largua nga të gjitha garat, Feronikeli 74 mban sot konferencë për media
Sport
Lexohet për: 1 min.
Feronikeli
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli 74 të enjten njoftoi se është tërhequr nga të gjitha garat me arsyetimin se po dëmtohen nga gjyqtarët. Skuadra nga Drenasi gjithashtu ka ftuar prokurorinë që të nis hetimet ndaj këtyre gjyqtarëve që po “dëmtojnë sportin e futbollit”.

Për të dhënë më shumë detaje rreth vendimit të tyre, drejtuesit e Feronikelit 74 sot kanë thirrur një konferencë për media e cila do të mbahet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 14:30, transmeton KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024