Pas katër ditësh bllokimi, ekipi i Kosovës largohet nga Valencia
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ekipi kosovarë Autosporteve të Kosovës tashmë është larguar nga qyteti i Valencia në Spanjë, aty ku kishin mbetur të bllokuar për katër ditë me radhë për shkak se ky qytet ishte përmbytur nga të reshurat e mëdha të shiut.

Nga këto përmbytjet në Spanjë kanë mbetur dhjetëra persona të vdekur, por fatmirësisht ekipi kosovar i përbërë nga 29 persona nuk janë rrezikuar dhe tashmë ata janë nisur drejt qytetit të Barcelonës, dhe nga atje pastaj pritet që të udhëtojnë për në Kosovë.

Kryetari i Federatës së Autosporteve të Kosovës, Ismet Rexhepi ka konfirmuar për KosovaPress se tashmë ekipi është nisur drejt Barcelonës, duke shtuar se reshjet e mëdha të shiut janë duke vazhduar edhe në këto momente dhe se shpreson që kjo të mos shkaktojë ndonjë problem tjetër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024