Interi merr lajme të mira para sfidës me Arsenalin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Simone Inzaghi
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dyshja e lënduar e Interit, Hakan Calhanoglu dhe Francesco Acerbi do të rikthehen në stërvitje nën drejtimin e Simone Inzaghit në ditët në vijim, gjë që u jep “Nerazzurrëve” një shtysë përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit në “San Siro” të mërkurën mbrëma.

Të dy Calhanoglu dhe Acerbi u larguan të lënduar gjatë pjesës së parë të fitores 1-0 të Interit ndaj Romës në “Olimpico” në fillim të tetorit. Që nga ajo kohë, ata kanë munguar në fitoren 1-0 në UCL ndaj Young Boys, barazimi 4-4 i Derby d'Italia me Juventusin dhe fitorja 3-0 ndaj Empolit.

Megjithatë, sipas “La Gazzetta dello Sport”, të dy lojtarët do të kthehen në stërvitje në ditët e ardhshme.

Interi do të duhet të luajë me Venezia në shtëpi në Serie A të dielën, dhe ka ende një shans që të dy Calhanoglu dhe Acerbi mund të përfshihen në këtë ndeshje, por me një ndeshje të rëndësishme evropiane kundër Arsenalit që do të vijë menjëherë më pas, nuk do të ishte befasi të shih të dy të pushuar.

“La Gazzetta dello Sport” sugjeron se ata do të luajnë kundër Venezias vetëm në rrethana 'ekstreme', që do të thotë se një rikthim kundër Arsenalit është aktualisht skenari më i mundshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024