Antonio Conte pranon se Napoli po lufton për titullin e kampionit në Itali këtë sezon, sidomos pas fitores në “San Siro” me rezultat 2-0. “Partenopei” vazhduan ecurinë e tyre të jashtëzakonshme të formës, duke fituar nëntë nga 10 ndeshjet e fundit.
Më e rëndësishmja, ata pësuan vetëm dy gola në atë seri dhe shënuan 23 mes Serie A dhe Coppa Italia. Duke marrë parasysh se ata janë larguar në krye të tabelës dhe kanë përfitimin e shtuar të mungesës së angazhimeve evropiane në mesjavë, Conte pranon se Napoli nuk do të fshihet nga ajo se lufton për titull.
“Duhet ta marrim ndeshjet një nga një. E di që emri dhe karriera ime do të thotë që më jepet përgjegjësi që në fillim sepse kam arritur disa gjëra. Çdo klub që fillon sezonin e di objektivin e tij, ne e dimë tonën dhe ai ishte rikthimi në Evropë, sepse Napoli ishte jashtë për herë të parë në 14 vite. Nëse mund të hyjmë nga dera e pasme, është edhe më mirë, por e dimë gjithashtu se pesë apo gjashtë klube kanë të njëjtat ambicie”, shtoi Conte në fund.