Manchester United bëhet me trajner të ri
Sport
Lexohet për: 1 min.
Foto Arkivë
Portugezi Ruben Amorim është emëruar trajner i Manchester United, njoftoi sot skuadra angleze e Premier ligës.
39-vjeçari do të merr drejtimin e klubit më 11 nëntor dhe do të qëndrojë me “Djajtë e Kuq” deri në qershor 2027, sipas një deklarate.
Ruud van Nistelrooy do të vazhdojë detyrat e tij si menaxher i përkohshëm deri në ardhjen e Amorimit.
Manchester United shkarkoi trajnerin holandez Erik ten Hag të hënën pas humbjes në fundjavë. I emëruar në prill 2022, Ten Hag e udhëhoqi Manchester Unitedin drejt dy trofeve vendase - Kupën e Ligës në 2023 dhe FA Cup në 2024.
Trajneri i Sporting Lisbonës Amorim, i cili kaloi një javë si praktikant në Manchester United gjatë epokës së menaxherit Jose Mourinho midis 2016 dhe 2018, fitoi dy tituj portugez të ligës me Sporting Lisbona në sezonet 2020-21 dhe 2023-24 pas një periudhe njëvjeçare me Bragën, një tjetër klub portugez. /AA