Zbulohet trajtimi “poshtërues” që Ten Hag ia kishte bërë Ronaldos
Sport
Lexohet për: 1 min.
Manchester United ka vendosur që ta shkarkojë trajnerin Eric Ten Hag pas rezultateve negative në këtë edicion, por i njëjti ishte nën kritika të mëdha vazhdimisht sa ishte në krye të “Djajve të kuq”.
Nje situatë aspak e këndshme kishte ndodhur në vitin 2022 ndërmjet trajnerit holandez dhe Cristiano Ronaldos kur kishte pakënaqësi të mëdha ndërmjet tyre.
Në fakt, siç zbulon mediumi spanjoll “ESPN”, disa lojtarë të Man United kanë pasur probleme me trajtimin e Erik ten Hag ndaj Cristiano Ronaldos. Në nëntor 2022, trajneri fillimisht kishte urdhëruar Ronaldon të stërvitej pa ekipin e parë, por kur ai u përpoq të kthehej në dhomën e zhveshjes për të marrë pajisjet e trajnimit, që i kishte harruar, stafi nuk e lejoi të hynte. Kështu Ronaldo duhej t'i kërkonte një lojtari të akademisë që t'i sillte ato që të mund të stërvitej dhe disa lojtarë të ekipit të parë e konsideruan këtë gjest si një poshtërim të panevojshëm nga ana e Erik ten Hag.
Si shkak i këtij trajtimi, Ronaldo u larguar sërish nga Manchester United në po atë vit.