Në Gjilan zhvillohet derbi i madh futbollit kosovar
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot me dy ndeshjet tejet interesante që do të zhvillohen nga ora 13:00.

Malisheva që po vazhdon të qëndrojnë në vendet e kreut të tabelës, do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas një humbje dhe një barazimi dhe sot do të ketë punë me Ferizajn e vendit të tetë, skuadër kjo që ka regjistruar tri fitore radhazi në tri ndeshjet e fundit.

Kjo statistikë tregon se skuadra e Bekim Isufit nuk do ta ketë aspak të lehtë të marrë pikë në Ferizaj, raporton KosovaPress.

Sfida tjetër do të zhvillohet në Gjilani, aty ku përballen rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Drita dhe Prishtina. Këto dy skuadra renditen në pozitat katër dhe pesë me Prishtinën që ka 16 pikë ndërsa Drita 15 sosh.

Derisa Drita barazoi me Malishevën 0-0 në xhiron e kaluar, Prishtina u mposht nga Suhareka me rezultat 2-1.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024