Ndërprerja e energjisë elektrike, kohëve të fundit është bërë e shpeshtë sidomos në lagjen “Aktash” të Prishtinës, por edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit, raporton KosovaPress.
Ndërmarrësit e sidomos bizneset e vogla dhe të mesme janë ato që kanë më shumë pasoja në mungesë të energjisë elektrike e sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, sektorët që janë më të prekur janë sektorët e shërbimit dhe të prodhimit.
Ai thotë se reduktimet në energji elektrike ndikojnë shumë, sepse energjia elektrike është faktori bazik dhe kryesor i bizneseve.
“Ndikimi është jashtëzakonisht negativ, shumë i shpejtë... 01:00...Pra, mua si klient nuk më intereson ku e merr ti energjinë. Mua, derisa më ndodh ta paguaj 16.1% më shtrenjtë, ti si institucion, në këtë rast KEDS-i ose KOSTT-i, ose cilido që jeni aktorë të përfshirë në reduktime, e keni përgjegjësinë me ma siguru energjinë elektrike 24 orë. Po edhe në rastin tjetër, e dyanshme: në momentin që unë si biznes humbi, kam dëme për shkak të këtyre reduktimeve të paparalajmëruara sepse shumica e tyre janë të paparalajmëruara fare atëherë duhet edhe këtu dikush me marrë përgjegjësi me ia kompensuar ato dëme. Fatkeqësisht, deri më tani nuk kemi kompensime të dëmeve”, tha ai.Ahmeti: Bizneset hezitojnë t’i drejtohen gjykatave për dëmet nga reduktimet me rrymë
“Lëndët që dërgohen atje zgjasin me vite për t'u zgjidhur dhe një numër i madh i bizneseve më as që po e mësyjnë me u marrë me gjykatat. Sepse po të kishim gjykata funksionale dhe lëndët të zgjidheshin shpejt, unë jam i bindur që të gjitha këto biznese, të cilat përballen me këto reduktime, sidomos me reduktime të paparalajmëruara dhe nga të cilat edhe pësojnë dëme, do t'i kishin dërguar lëndët, gjë që krejt ndaj këtyre aktorëve për të dhënë secili përgjegjësinë e vet për, të themi, çështjen. Nëse ti po më rri gati mua me ta paguar rregullisht energjinë elektrike, atëherë edhe detyra jote është me më furnizuar mua 24 orë”, tha ai.
Ahmeti: “Sistemi është i çorientuar”, Dhoma e Tregtisë kritikon mosbashkëpunimin institucional
Ndërsa sa i përket ankesave të bizneseve, Kushtrim Ahmeti thotë se tashmë bizneset as nuk po bëjnë ankesa sepse sipas tij janë dëshpëruar nga mosveprimi i institucioneve në këtë aspekt.
“Shiko, ka ankesa kohëpaskohshme. Dhe, fatkeqësisht, ka ankesa nga të gjitha vendet e Kosovës, nuk është vetëm një regjion. Ka kohëpaskohshme që po ndodhin këto ankesa dhe pastaj pas, të themi, veprimeve që po i ndërmarrim po e kuptojmë që, për shembull ta zëmë, ndodh një rast diku kur e kupton, del, nuk është ta zëmë KEDS-i, po del një subjekt tjetër që po i bën reduktimet. As lajmëron fare që do t'i bëjë reduktimet për atë çështje atje. As nuk shkon me trokitë në derë me i thanë biznesit që "shiko, këtë ditë kam me e bë këtë investim në këtë, në këtë rrjet energjetik këtu, përgatituni që keni me pas reduktime". Dhe biznesi i merr masat që të paktën, përkundër humbjeve që prapë do t'i ketë, po të paktën humbje mos të ketë në kuptimin e dëmeve të cilat shkaktohen për shkak të prishjeve, sepse ashtu-kështu këta po kanë prishje, po duhet me i dërgu punëtorët në shtëpi, e ajo është humbje se ai punëtor prapë duhet me u pagu. Dhe këtu kërkush s'po e merr përsipër edhe këtë pjesë. Sepse punëtori nuk po mundet, ti me mbajtë punëtorin kur ty, të themi, nuk po ke energji elektrike”, tha ai.
Ai thotë se nëse ndërprerja e rrymës është kaq e shpeshtë në këtë periudhë të ngrohtë të vitit “atëherë si do ta presim dimrin që do të vijë, nëse fillojmë tash me u përballu me reduktimet e shumta të energjisë elektrike”.
Sa i përket arsyejeve të ndërprerjes së shpeshtë të rrymës elektrike, nga Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike për KosovaPress për tri ditë me radhë japin përgjigjen e njëjtë “furnizimi me energji elektrike në këtë zonë është ndalur si pasojë e një prishjeje”.
KosovaPress ka kontaktuar edhe me Korporatën Energjetike të Kosovës(KEK) për kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike dhe nëse mungesa e rrymës elektrike është si pasojë e remonteve në KEK, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.
