Në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, KosovaPress ka realizuar intervista me qytetarë për të kuptuar perceptimet e tyre lidhur me respektimin e aktit më të lartë juridik në vend. Shumica e të intervistuarve shprehën shqetësim për, siçc thonë ata, shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës nga ana e politikës.
Qytetari Osman Vitia shprehu shqetësimin e tij lidhur me respektimin e Kushtetutës.
Sipas shumicës së qytetarëve të anketuar shkelësi më I madh I Kushtetutës së Republikës së Kosovës është partia më e madhe ne vend ,Vetëvendosja.
“Po e shkelin, sidomos ata të cilët me kohë kanë qenë kundër Kushtetutës, me kohë kanë bë protesta, nuk e pranojnë Ahtisarin, s'e pranojnë Kushtetutën. Tash e shfrytëzojnë Kushtetutën, por kuptohet kur s'e ke me vullnet, me dëshirë, atëherë normalisht që e shkelin…Po dihet, normalisht Vetëvendosja e shkel. Ato e ka thënë Kurti, ai që e shkel Kushtetutën është superkriminel.”-tha Rexha.
Por, një tjetër qytetar, Rexhep Rafuna u shpreh se shkeljet nuk janë të kufizuara vetëm te një subjekt i vetëm politik, por janë dukuri e përgjithshme.
“Dënimi është vota e popullit. Populli nuk flet, populli e dënon çdo parti politike. Vetëm populli mund t'i dënojë, se këta ligjin po e bëjnë qysh po duan vetë. Qysh po i konvenon, ashtu po e bëjnë”,tregoi Krasniqi.
” Kushtetuta në fakt nuk është e përshtatshme. Kushtetuta ka të meta…Ka të meta sepse nuk është marrë ajo formula që i përshtatet këtij vendi. Nuk i ka dhënë përkrahje shumicës. Është shkelur 90-përqindshi, është shkelur në fillim, për atë është vështirë me gjetë formulën.”,tha Doda.
Në përgjithësi, mesazhi kryesor i qytetarëve në këtë ditë simbolike ishte i qartë: respektimi i Kushtetutës është themelor për funksionimin e shtetit, ndërsa përgjegjësia për ndryshim mbetet si te institucionet, ashtu edhe te vetë qytetarët përmes vendimmarrjes së tyre në zgjedhje.