6 euro vezët, shtrenjtohen edhe perimet - ankohen qytetarët e tregtarët thonë se s’kanë konsumatorë
Tema
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
6 euro vezët, shtrenjtohen edhe perimet - ankohen qytetarët e tregtarët thonë se s’kanë konsumatorë
tregufoto
13/04/2026 - 13:39
Linku u kopjua

Shtrenjtimet e fundit dhe rritjet e çmimeve po gjejnë vend edhe në tregun e Prishtinës.

Me ankesa për vështirësi në përballje me produktet po vlerësojnë qytetarët, ndërsa tregtarët po arsyetohen tek çdo rritje që po bëhet së fundmi.

Tregtari që shet pemë e perime, Patriot Maqestena thotë se sikur këtë vit nuk kanë qenë çmimet më të larta asnjëherë.

Maqestena që kompletin prej 30 vezësh e shet për 6 euro ankohet se të gjitha janë shtrenjtuar.

Domatet janë 3 euro, specat e djegëst janë 3 euro. Trangujt janë më lirë se po vijnë nga Shqipëria. Këto që vijnë nga Shqipëria po janë pak më lirë. Është e dukshme që u zbeh edhe interesimi i qytetarëve çmimet e shtrenjta, nuk donin të merrnin…E te pemët çmimet kanë qenë të njëjta, nuk kanë ndryshuar”, tha Maqestena.

Ndërkohë, janë shtrenjtuar edhe cigaret. E kjo, sipas tregtarit Hasan Matoshi, po ndodh ani se nuk ka lëvizje të vlerës së akcizës.

Nëse shtrenjtohet pak rryma, nëse shtrenjtohet pak nafta, menjëherë i rrisin çmimet…Ka 50 euro akcizë për paketën e cigareve, nuk është në rregull kjo”, u shpreh Matoshi.

Kjo situatë nuk e la pa përfshirë as shitësitë e veshjeve.

Edhe Rrahim Govori shpreh ankesën për mungesë të interesit për blerje të rrobave dhe njëkohësisht, atë të konsumatorëve.

Aktualisht çmimet janë në rritje, e konsumatorë nuk ka…Puna është përtoke por tash po mundohemi që punën ta kryejmë tamam”, shtoi Govori.

Në anën tjetër, qytetarët po e hedhin përgjegjësinë mbi qeveritarët.

Muharrem Metolli thekson se ata po shikojnë vetëm per vetëm e tyre, duke mos u interesuar fare për popullin.

Këta nuk mendojnë për askënd, vetëm për vetën e tyre….Në vend që ta ndihmojnë njëri-tjetrin, jo, këta vetëm për vetën”, vijoi Metolli.

Ndërkohë qytetari Veton Kika e cilëson si problem këtë gjendjen me cmimmet, sepse me një pagë mujore sipas tij, nuk mund të ia dalësh.

“Çmimet janë shumë të shtrenjta, kanë ndryshuar shumë, sa mundemi ta përballojmë po mundohemi…Është problem kështu se me një rrogë s’mund të ia dalësh”, tha Kika.

Edhe Zeqir Govori është pesizimit për tejkalimin e këtyre rrethanave.

Vështirë është boll po s’kemi çka të bëjmë. Rrogat e vogla, penionet e vogla asgjë. Si e qysh do t’ia dalim kështu nuk e di”, tha Govori.

Muajve të fundit, çdo produkt është shtrenjtuar dhe janë rritur çmimet, për çka njësoj janë rritur edhe ankesat e qytetarëve sepse të njëjtit, ashtu siç shprehën po e kanë të vështirë t’ përballojnë ato.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026