Komuna e Obiliqit nga e hëna subvencionon transportin publik, kryetari Halil Thaçi: Lehtësim për qytetarë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Komuna e Obiliqit nga e hëna subvencionon transportin publik, kryetari Halil Thaçi: Lehtësim për qytetarë
10/07/2026 - 17:07
Linku u kopjua
Nga e hëna, për herë të parë, Komuna e Obiliqit do të subvencionojë transportin publik, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, bëri të ditur kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi.
“Një premtim i dhënë, sot është realitet.
Nga e hëna, për herë të parë, Komuna e Obiliqit do të subvencionojë transportin publik, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve tanë.
Transporti do të jetë në funksion nga ora 05:50 deri në ora 24:00.