Termokos përmbyll ngrohjen në sezonin më të suksesshëm në histori
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Termokos përmbyll ngrohjen në sezonin më të suksesshëm në histori
termokos pajisjet
15/04/2026 - 15:21
Linku u kopjua

Ndërmarrja Publike “Termokos” Sh.A. që furnizon një pjesë të Prishtinës me ngrohje, ka njoftuar se sot përmbylli zyrtarisht sezonin ngrohës 2025/2026

Në një njoftim kompania tha se po e ndërpret punën në këtë aspekt, pas 191 ditësh furnizimi me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë në Prishtinë.

Vendimi u tha se është marrë në përputhje me Rregulloren e ZRRE-së dhe bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.

“Sezoni ngrohës 2025/2026 shënon një nga sezonet ngrohëse më të gjata dhe më të suksesshme në historinë e ndërmarrjes. Për herë të parë, furnizimi me ngrohje ka filluar 8 ditë para afatit të zakonshëm dhe është zhvilluar pas asnjë ditë ndërprerje”, është thënë në njoftim, transmeton KosovaPress.

Gjatë kësaj periudhe janë prodhuar mbi 338 mijë MWh (mega vat) energji termike, duke siguruar, siç u tha, furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor.

Sipas Termokos-it, mbi 60 për qind e konsumatorëve kanë përfituar fatura më të ulëta falë metodës së faturimit sipas konsumit. Po ashtu, është shënuar një ulje prej 70 për qind e numrit të ankesave krahasuar me sezonin e kaluar.

Ndërmarrja vlerëson se këto rezultate janë arritur falë menaxhimit efikas dhe angazhimit të stafit, ndërsa paralajmëron vazhdimin e investimeve dhe përgatitjeve për sezonin e ardhshëm ngrohës. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026