Zemaj: Janë mbi 150 nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zemaj: Janë mbi 150 nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së
Armend Zemaj
Foto Arkiv
09/07/2026 - 20:10
Linku u kopjua

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, konfirmoi se ka qenë pjesë e nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të kësaj partie.

Pas mbledhjes se Kryesisë  së LDK-së, Zemaj tha se është trajtuar edhe kjo çështje dhe u paraqitën mendime të ndryshme.

Zemaj: Kam nënshkruar,  janë më shumë se 150 nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

Video:

“Unë i takoj një dege, e cila ka dhënë mendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe duhet të ketë reflektim mbi procesin zgjedhor të qershorit në të gjitha strukturat e LDK-së. Jo vetëm që e kam nënshkruar, por janë më shumë se 150 nënshkrime që kanë kërkesë për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së. Nuk kam njohuri a janë deponuar por ajo çka është edhe konfirmim dhe u debatua me seriozitetin më të madh, kishte edhe kërkesa që të mos ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme, por kishe edhe mendime që të vazhdojë tutje kryetari i LDK-së”, tha Zemaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026