Kombëtarja e Turqisë do të përballet të martën, në udhëtim, me Kosovën në finalen e “play-off”-it për Kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 sipas kohës lokale në Prishtinë (21:45 sipas asaj në Turqi).
Nëse “yjet me gjysmëhënë” fitojnë këtë përballje, do të sigurojnë biletën për Kupën e Botës, në të kundërtën, në Amerikë shkojnë “yjet bardhë-blu-verdhë” të Kosovës. Në rast barazimi pas 90 minutave, fituesi do të përcaktohet pas vazhdimeve apo penalltive, shkruan Sabah Spor, përcjellë KosovaPress.
Përballja e katërtSipas Sabah Spor, një ndeshje miqësore e zhvilluar më 21 maj 2014 në Kosovë nuk është njohur zyrtarisht, pasi në atë kohë Kosova nuk ishte anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s.
Turqia pret t’i jap fund “agjërimit” 24-vjeçar në Botëror
Në rast kualifikimi, Turqia do të luajë në Grupin D së bashku me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë. Këto shtete e presin Kosovën, nëse kjo e fiton ndeshjes e së martës.
Kombëtarja turke ka zhvilluar gjithsej 648 ndeshje, prej tyre 361 zyrtare dhe 287 miqësore. Në këto ndeshje ka regjistruar 256 fitore (një me rezultat zyrtar), 241 humbje dhe 151 barazime. Turqia ka shënuar 896 gola dhe ka pranuar 926.
Montella në ndeshjen e 31-të si përzgjedhës i Turqisë
Fadil Vokrri ka luajtur në Fenerbahçe dy sezone
Stadiumi ku do të luhet ndeshja mban emrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ka luajtur edhe në Turqi. Ai ishte pjesë e Fenerbahçes nga viti 1990 deri në 1992. Vokrri ndërroi jetë në vitin 2018 në moshën 57-vjeçare.