AAK feston 26 vjetorin, rikujton rolin në shtetndërtimin e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
AAK feston 26 vjetorin, rikujton rolin në shtetndërtimin e Kosovës
686078878_1504404324421451_508135433296425887_n
02/05/2026 - 12:27
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar sot 26-vjetorin e themelimit, duke rikujtuar rolin e saj në proceset kyçe të shtetndërtimit në Kosovë.

Në njoftim thuhet se për 26 vjet me radhë, AAK ka qenë pjesë e etapave të rëndësishme të zhvillimit të vendit, duke kontribuar në ndërtimin e demokracisë, forcimin e institucioneve dhe konsolidimin e shtetit të pavarur. Partia thekson se është themeluar nga intelektualë dhe veprimtarë të përkushtuar, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Sipas AAK-së, gjatë këtyre viteve është dhënë kontribut edhe në mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, krijimin e ushtrisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Po ashtu, evidentohet roli i Haradinajt në përballjen me sfida ndërkombëtare, përfshirë proceset gjyqësore në Hagë, si dhe angazhimi i tij në forcimin e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë përvjetor, AAK ka shprehur mirënjohje për të gjithë anëtarët, strukturat dhe mbështetësit që kanë kontribuar ndër vite, duke theksuar se do të vazhdojë me një vizion të qartë për të ardhmen.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026