Arizona, vajza e zhdukur në moshën 13-vjeçare gjendet pas 32 vjetësh
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arizona, vajza e zhdukur në moshën 13-vjeçare gjendet pas 32 vjetësh
Femija 4321
03/04/2026 - 16:38
Linku u kopjua

Një vajzë 13-vjeçare nga Arizona, e cila kishte humbur pa gjurmë gati 32 vjet më parë, është gjetur e gjallë, ka bërë të ditur Zyra e Sherifit të Qarkut Gila të mërkurën, raporton NBC, përcjell KosovaPress.

Zhdukja e Christina Marie Plante nga Star Valley, një komunitet i vogël në një zonë malore në verilindje të Phoenix-it, në vitin 1994, kishte shkaktuar një kërkim të gjerë ku u përfshinë edhe vullnetarë, sipas autoriteteve.

Edhe pse rasti kishte mbetur i pazgjidhur për vite me radhë, ai nuk ishte mbyllur kurrë dhe është rishikuar periodikisht nga autoritetet. Më vonë, ai iu caktua një njësie për raste të vjetra (cold case) pas krijimit të saj.

Autoritetet thanë se, falë përparimeve në teknologji, metodave moderne hetimore dhe rishikimit të detajuar të dosjes, hetuesit arritën të sigurojnë pista të reja që çuan në një zbulim vendimtar.

Për respekt të privatësisë së saj, Zyra e Sherifit nuk ka dhënë detaje të tjera mbi rastin.

Kur ajo u zhduk më 16 maj 1994, ishte raportuar se ishte parë për herë të fundit duke shkuar në këmbë drejt një stalle ku mbahej kali i saj, sipas një njoftimi për person të zhdukur.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026