Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i dorëzoi sot kryetares së Kuvendit të Kosovës, njëherësh U.D. Presidentes së Albulena Haxhiu, raportin vjetor të BQK-së për vitin 2025.
Sipas njoftimit, raporti pasqyron aktivitetet, zhvillimet dhe rezultatet e BQK-së në përmbushje të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor për ruajtjen e stabilitetit financiar, forcimin e integritetit të sistemit financiar, mbrojtjen e interesit publik dhe sigurimin e qëndrueshmërisë institucionale.
“Në takim u diskutuan edhe reformat dhe iniciativat kryesore të realizuara gjatë vitit, përfshirë avancimin e kornizës makroprudenciale dhe mbikëqyrëse, harmonizimin rregullativ me standardet e Bashkimit Evropian, zhvillimin e sistemit të pagesave, përgatitjet për SEPA si një process ndër-institucional, avancimin e projektit TIPS Clone, si dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve, edukimit financiar dhe gjithëpërfshirjes financiare. Me këtë rast, Guvernatori Ismaili falënderoi Kuvendin e Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen në agjendën reformuese dhe integruese, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Kuvendit në harmonizimin e legjislacionit dhe përkrahjen në hapat e radhës”, thuhet në njoftim.
Raporti përfshin edhe pasqyrat financiare të audituara të BQK-së për vitin 2025, me opinion të pamodifikuar nga auditori i jashtëm. Për vitin 2025, BQK realizoi rezultat financiar pozitiv prej 24 milionë euro, i cili ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rezervave të BQK-së.