Trump i thotë Fox News: “Shanse të mira” që marrëveshja të arrihet nesër
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump i thotë Fox News: “Shanse të mira” që marrëveshja të arrihet nesër
05/04/2026 - 18:28
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se po shqyrton mundësinë e “shkatërrimit të gjithçkaje dhe marrjes në kontroll të naftës” në Iran nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, raporton Fox News.

Por, në intervistën me korrespondentin kryesor të huaj të Fox, Trump thotë se ka "shanse të mira" që një marrëveshje të arrihet nesër.

"Ata po negociojnë tani", thotë ai, transmeton BBC.

Gjatë ditë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë në Truth social, duke paralajmëruar zhvillime të mëdha lidhur me Iranin.

Trump përmendi një “ditë të centraleve dhe urave”, duke lënë të kuptohet për veprime të mundshme strategjike, transmeton KosovaPress.

Në postimin e tij, Donald Trump kërcënoi sërish Iranin, duke i bërë thirrje këtij shtetit të hapë Ngushticën e Hormuzit.

Trump paralajmëroi paralajmëroi pasoja të rënda nëse nuk i përmbahet ultimatumit.

“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr - VETËM SHIKONI! Falënderimi i qoftë Allahut. Presidenti DONALD J. TRUMP”, ka shkruar Trump në Truth social.

Trump edhe ditë më parë ka dhënë një ultimatum Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke i paralajmëruar shkatërrim nëse nuk përmbushë kërkesën.

  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026