Irani paralajmëron për hakmarrje 'shkatërruese' pas kërcënimeve të ashpra të Trumpit
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Irani paralajmëron për hakmarrje 'shkatërruese' pas kërcënimeve të ashpra të Trumpit
Irani sulmet
Foto Arkiv
06/04/2026 - 07:36
Linku u kopjua

Irani ka paralajmëruar për hakmarrje "shumë më shkatërruese" nëse SHBA-të dhe Izraeli do të sulmojnë objektiva civile, raportoi media shtetërore, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

"Nëse sulmet ndaj objektivave civilë përsëriten, fazat e ardhshme të operacioneve tona ofensive dhe hakmarrëse do të jenë shumë më shkatërruese dhe të përhapura gjerësisht", thuhet në një deklaratë nga një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya - njësia më e lartë komanduese ushtarake operative e Iranit. Deklarata u botua nga Transmetimi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB).

Kjo vjen pasi presidenti amerikan kërcënoi me sulme ndaj termocentraleve dhe urave iraniane nëse Irani nuk arrin të përmbushë afatin e tij të së martës për të rihapur Ngushticën e Hormuzit .

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026