“E marta do të jetë ditë ferri”, Trump kërcënon sërish rëndë Iranin
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“E marta do të jetë ditë ferri”, Trump kërcënon sërish rëndë Iranin
Foto Arkiv
05/04/2026 - 15:35
Linku u kopjua
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë në Truth social, duke paralajmëruar zhvillime të mëdha lidhur me Iranin.
Trump përmendi një “ditë të centraleve dhe urave”, duke lënë të kuptohet për veprime të mundshme strategjike, transmeton KosovaPress.
Në postimin e tij, Donald Trump kërcënoi sërish Iranin, duke i bërë thirrje këtij shtetit të hapë Ngushticën e Hormuzit.
Trump paralajmëroi paralajmëroi pasoja të rënda nëse nuk i përmbahet ultimatumit.
“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr - VETËM SHIKONI! Falënderimi i qoftë Allahut. Presidenti DONALD J. TRUMP”, ka shkruar Trump në Truth social.
Trump edhe ditë më parë ka dhënë një ultimatum Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke i paralajmëruar shkatërrim nëse nuk përmbushë kërkesën.