Me thirrje për ruajtjen e së vërtetës historike, drejtësi për viktimat dhe kundërshtim të mohimit të krimeve, u shënua Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, e cila është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si ditë përkujtimore për viktimat e gjenocidit të vitit 1995.
Ceremonia u organizua nga ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilja Rexhepi, për të nderuar viktimat e gjenocidit, për të afirmuar të vërtetën dhe drejtësinë, si dhe për të përcjellë mesazhin për paqe. Në kuadër të aktivitetit u shfaq edhe një dokumentar shtatëminutësh kushtuar masakrës së Srebrenicës.
Ajo shtoi se edhe tri dekada pas krimit vazhdon mohimi i gjenocidit duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të heshtë përballë kësaj tragjedie.
Në të njëjtën frymë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se Kosova qëndron pranë Bosnjë e Hercegovinës dhe familjeve të viktimave, duke nënvizuar se pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi dhe as paqe.Mysafir në këtë ceremoni ishte edhe deputeti i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Xhemal Smajiq.
Ai tha se përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë tregon se rreziku mbetet i pranishëm sa herë që krimet mohohen dhe ideologjitë e urrejtjes e të përçarjes nuk ndalen.