Aleksandar Vuçiq mund të përballet me një rival serioz në garën për president të Serbisë, nëse diçka e tillë pritet të ndodh së shpejti.
Kandidati që pritet ta sfidojë kreun aktual të vendit fqinj me shtetin e Kosovës, do të ishte përfaqësues i studentëve protestues.
Duke folur për televizionin N1, ai tha se studentët e kanë diskutuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja presidenciale në Serbi, një çështje për të cilën po diskutohet në opinionin publik.
“Lëvizja studentore e ka shqyrtuar mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale dhe në një rast të tillë do ta kishte kandidatin e vet”, tha ai në një intervistë për N1, transmeton KosovaPress.Ai tha se në këtë ngjarje do të paraqiten propozime dhe zgjidhje konkrete për çështjet që i konsiderojnë të rëndësishme, si dhe të japin vlerësimet e tyre për zgjedhjet lokale.
“Deri më tani kemi shprehur mjaftueshëm pakënaqësinë tonë. Tani është koha të ofrojmë zgjidhje se si mund të përmirësohen disa gjëra”, u shpreh Aleksiq.