Inflacioni arrin në 3,2%, rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Inflacioni arrin në 3,2%, rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri
Indlacionii
09/07/2026 - 07:49
Linku u kopjua

Norma vjetore e inflacionit në Shqipëri, e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), arriti në 3,2% në muajin qershor 2026, nga 2,4% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, krahasuar me muajin maj 2026, çmimet e konsumit shënuan një rënie të lehtë prej 0,1%.

Rritja vjetore e inflacionit është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, i cili kontribuoi me 1,02 pikë përqindje në inflacionin total, i ndjekur nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, me 0,96 pikë përqindje.

Kontribut pozitiv në rritjen e çmimeve dhanë gjithashtu grupet “Transporti” me 0,21 pikë përqindje, “Restorante dhe shërbime akomodimi” 0,19 pikë përqindje, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me rritje 19 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,18 pikë përqindje, si edhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,14 pikë përqindje.

Në bazë vjetore, rritjen më të madhe të çmimeve e regjistroi grupi “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,1%, i ndjekur nga “Sigurime dhe shërbime financiare” me 5,1% dhe “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,8%.

Ndërkohë, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” shënuan ulje me 0,9% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, transmeton ATSH.

Në krahasim me muajin maj, ulja më e madhe mujore u regjistrua në grupin “Transporti”, me 4%, e ndjekur nga “Veshje dhe këpucë” me 0,7% dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2%.

Nga ana tjetër, gjatë muajit qershor u rritën çmimet në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 2,4%, si edhe në grupet “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,9% dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,4%.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026