Guardiola: Shpresa e vetme e Man Cityt për titullin, fitorja e gjithë ndeshjeve
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Guardiola: Shpresa e vetme e Man Cityt për titullin, fitorja e gjithë ndeshjeve
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, sugjeroi se skuadra e tij do të duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura nëse dëshiron të ngrejë trofeun e Premier Ligës.
Skuadra e Guardiolës u ngjit në krye të tabelës së Premier Ligës me një fitore të fortë 1-0 ndaj Burnleyt, e cila ra përsëri në Kampionat gjatë këtij procesi.
Duke folur pas ndeshjes, për “Match of the Day”, Guardiola pranoi se City do të duhet të jetë perfekt nëse dëshiron të marrë trofeun.
“Luajtëm një ndeshje vërtet të mirë, për fat të keq, humbëm shumë raste. U mbrojtëm më mirë në pjesën e dytë. Në pjesën e dytë patëm më pak probleme” – tha Guardiola.
Ndërkohë tregoi edhe për përballjen me Arsenalin, si dhe për ndeshjen në kuadër të Kupës FA, dhe pesë ndeshjet e rradhës.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë të dielën. Nuk është e lehtë pas tre ditësh, por në Premier League duhet të përshtatesh. Jemi mësuar ta bëjmë këtë. Ne garuam shumë mirë, bëmë një ndeshje shumë të mirë, por është për të ardhur keq për shanset që patëm. Tani kemi Kupën FA të shtunën dhe pas saj kemi pesë ndeshje. E vetmja mundësi është t’i fitojmë të gjitha ndeshjet” – shtoi Guardiola.
Ndeshjen e rradhës Man City e laun kundër Southampton, në kuadër të Kupës FA, të shtunën më 25 prill, nga ora 18:15.
KosovaPress