Organizatorët e PowerToHR kanë njoftuar se shitja e biletave do të mbyllet zyrtarisht këtë të shtunë në ora 16:00, pasi që samiti është afër kapacitetit të plotë për shkak të kërkesës jashtëzakonisht të lartë gjatë dy ditëve të fundit.
“Jemi afër kapacitetit të plotë, me një kërkesë shumë të lartë gjatë dy ditëve të fundit. Meqë nuk mund të tejkalohet kapaciteti i hapësirës, shitja e biletave do të mbyllet këtë të shtunë në ora 16:00,” thuhet në njoftim.
Organizatorët theksuan se ky hap bëhet për të ruajtur cilësinë e përvojës për pjesëmarrësit, duke garantuar një ambient të përshtatshëm për rrjetëzim, mësim dhe shkëmbim përvojash.“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mezi presim t’ju takojmë të gjithëve,” përfundon njoftimi.
Ky samit krijon mundësi të fuqishme për rrjetëzim profesional me 1,300 pjesëmarrës nga mbi 600 kompani, duke i vendosur pjesëmarrësit në kontakt të drejtpërdrejtë me vendimmarrës, ekspertë dhe organizata që po formësojnë të ardhmen e punës në rajon. Përmes këtyre ndërveprimeve, PowerToHR shndërrohet në një pikë takimi ku idetë shkëmbehen dhe partneritetet lindin natyrshëm.