Forcat e Armatosura prezantojnë mundësitë e rekrutimit për të rinjtë
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Forcat e Armatosura prezantojnë mundësitë e rekrutimit për të rinjtë
746021625_1338883101764641_4195798946722141560_n
12/07/2026 - 09:27
Linku u kopjua

Forca Tokësore tw Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Personel Rekrutimit (QPR), zhvilloi një aktivitet informues në Poçem të Mallakastrës, në kuadër të festimeve të “Tre Besëlidhjeve të Poçemit”, të organizuara nga Bashkia Mallakastër.

Gjatë aktivitetit, të rinjtë dhe të rejat e zonës patën mundësinë të njihen nga afër me mjetet, pajisjet dhe armatimin që përdorin efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, si dhe me mundësitë që ofrojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për ndërtimin e një karriere ushtarake.

Përfaqësuesit e Qendrës së Personel Rekrutimit prezantuan kriteret dhe procedurat e rekrutimit, duke informuar pjesëmarrësit mbi hapat që duhet të ndjekin për t'u bërë pjesë e Forcave të Armatosura dhe duke i inkurajuar të rinjtë të shohin shërbimin ushtarak si një mundësi profesionale dhe në shërbim të vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026