Kokainë, heroinë dhe para të gatshme, çfarë u gjet gjatë aksionit në Gjakovë?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kokainë, heroinë dhe para të gatshme, çfarë u gjet gjatë aksionit në Gjakovë?
Policia e Kosoves - logo - ilustrim
05/06/2026 - 18:46
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë katër persona me inicialet M.K., V.K., Z.Z. dhe M.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Prokurorisë, ndaj të dyshuarve janë zhvilluar hetime të zgjeruara, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 5 qershor 2026 janë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike dhe prova të tjera materiale. Sipas njoftimit, policia ka konfiskuar rreth 293.96 gram kokainë, 124 gram heroinë, 13 gram marihuanë dhe rreth 116 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit ende të paidentifikuar.

Po ashtu, gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e shkurtër me dy fishekë, një pushkë ajrore pa numër serik, 90 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe para të gatshme në vlerë prej 6,536.76 euro, 474 dollarë amerikanë dhe 60 franga zvicerane.

Në mesin e provave të sekuestruara janë edhe pesë telefona mobilë të llojeve të ndryshme, të cilët pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do t’i paraqesë Gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve.

Autoritetet kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026