Një shpatë drite me dorën e prerë të Luke Skywalker-it nga filmi "The Empire Strikes Back" është shitur në ankand për 3.75 milionë dollar ka raportuar AP, përcjell KosovaPress.
Heritage Auctions njoftoi të hënën rezultatet e ankandit të saj "Hollywood & Entertainment Signature Auction".
Heritage bëri të ditur se ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një objekt skenik të përdorur në një film të sagës "Star Wars".
Më parë 'Kapela e Shtrigës së Ligë të Perëndimit’ nga filmi "The Wizard of Oz" (1939), u shit për 550 mijë dollarë, ndërsa kapela ngjyrë kakao i veshur nga Gene Wilder në rolin kryesor të filmit "Willy Wonka and the Chocolate Factory" (1971) u shit për 350 mijë dollarë.Në ankand u shitën edhe dy qilima që kanë një rol kyç në rrjedhën e ndërlikuar të filmit "The Big Lebowski".
Qilimi që i përkiste personazhit "The Dude", të luajtur nga Jeff Bridges, për të cilin thuhet se "e bashkonte të gjithë dhomën" dhe që ndotet në fillim të filmit të vitit 1998, u shit për 350 mijë dollarë.
Identiteti i blerësve dhe shitësve të këtyre objekteve nuk u bë publik.