Mungesa e kapaciteteve për trajtimin e personave me çrregullime mendore që bien ndesh me ligjin vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit korrektues dhe shëndetësor në Kosovë. Kjo u theksua në tryezën e diskutimit “Parandalimi i torturës përmes mbrojtjes së shëndetit mendor në institucionet korrektuese”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e 26 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës.
Menaxherja e programit në QKRMT, Fatmire Haliti, tha se parandalimi i torturës nuk nënkupton vetëm ndalimin e dhunës fizike, por edhe garantimin e kushteve që respektojnë integritetin fizik dhe psikologjik të personave të privuar nga liria.
Haliti: Mungesa e institucioneve të specializuara rrezikon personat me çrregullime mendore dhe stafin korrektues
Video:Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se ndalimi i torturës dhe i çdo forme të trajtimit çnjerëzor është obligim i institucioneve dhe se mbrojtja e dinjitetit njerëzor duhet të garantohet për të gjithë personat e privuar nga liria.
Ai theksoi se Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës vazhdon monitorimin e rregullt të vendeve të privimit nga liria dhe se një ndër shqetësimet kryesore mbetet mungesa e kapaciteteve për akomodimin dhe trajtimin e personave me çrregullime mendore.
“Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, ushtron një rol kyç në monitorimin e vendeve të personave ose ku mbahen të privuar personat nga liria. Përmes vizitave të rregullta, të paparalajmëruara, raporteve dhe rekomandimeve, Mekanizmi kontribuon në identifikimin e mangësive, parandalimin e keqtrajtimit dhe promovimin e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare për trajtimin human dhe me dinjitet. Një nga çështjet që Avokati i Popullit e ka trajtuar vazhdimisht ndër vite, është respektimi i të drejtave të personave me çrregullim mendor që janë në vuajtje të dënimit ose në konflikt me ligjin. Kjo kategori përfaqëson një nga grupet më të cenueshme, pasi përveç privimit nga liria, ata përballen edhe me nevoja komplekse shëndetësore dhe sociale, të cilat kërkojnë trajtim të specializuar dhe mbrojtje të shtuar…Ndër shqetësimet kryesore vazhdon të jetë mungesa e kapaciteteve për akomodim të personave me çrregullim mendor. Për pasojë, këta persona me probleme serioze psikiatrike vazhdojnë të mbahen në qendrat e paraburgimit ose në institucionet korrektuese, ndërsa rekomandimet profesionale kërkojnë trajtim në institucionet e specializuara.”, tha ai.
Ai bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete për zgjerimin e kapaciteteve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa në Qendrën Korrektuese në Dubravë është themeluar institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta.
Nimoni: Qeveria ka ndarë buxhet për zgjerimin e kapaciteteve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike
“Për adresimin e kësaj sfide, me kërkesën tonë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë buxhet për zgjerimin e kapaciteteve të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, pasi kapacitetet aktuale janë shumë të limituara. Ky projekt pritet të përfundojë brenda disa muajve. Sa i përket trajtimit të këtyre personave gjatë vuajtjes së dënimit, me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë është themeluar institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, i cili funksionon si pavion i ndarë në kuadër të Qendrës Korrektuese në Dubravë…Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe garantimin e trajtimit dinjitoz të personave të privuar nga liria.”, tha Nimoni.
Zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, tha se mbrojtja e shëndetit mendor të personave të privuar nga liria është përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe lidhet drejtpërdrejt me respektimin e dinjitetit njerëzor.
Video:
“Mbrojtja e shëndetit mendor të personave të privuar nga liria nuk është vetëm çështje e sistemit shëndetësor, por një përgjegjësi e përbashkët institucionale që lidhet drejtpërdrejt me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave themelore të njeriut. Nga perspektiva e gjyqësorit, kjo çështje ka një rëndësi të veçantë në rastet kur gjykatat vendosin për masa që prekin lirinë dhe trajtimin e personave me çrregullime mendore. Gjykatat e Republikës së Kosovës gjatë vendimmarrjes për caktimin e masave të trajtimit të detyrueshëm bazohen në ligj dhe në vlerësimet profesionale të ekspertëve përkatës, por njëkohësisht kanë gjithmonë në qendër të vëmendjes mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, integritetit personal dhe të drejtave themelore të individit…Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet i përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe avancimin e praktikave që garantojnë trajtim të drejtë, human dhe dinjitoz për secilin individ.”, tha ajo.Ai theksoi se institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta është themeluar para dy vitesh dhe sipas tij përbën model për rajonin, ndonëse nevojiten investime të mëtejshme dhe shtim i stafit profesional.
Dibrani: Asnjë person me vendim për trajtim në Psikiatri nuk mbahet në burg