Vranë e dëbuan shqiptarë, aktakuzë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vranë e dëbuan shqiptarë, aktakuzë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale 1234
Foto Arkiv
06/05/2026 - 10:57
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë. Bëhet fjalë për personat me inicialet M.K, V.M., D.R., Z.D., C.B., M.I., S.S. dhe S.K që akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03. 1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë këtij operacioni të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 civilë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë me dije se në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Prokuroria konfirmon se mbetet e përkushtuar në ndjekjen e të gjitha rasteve të krimeve të luftës, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, duke synuar sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe forcimin e sundimit të ligjit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026