SHBA-ja shqyrton përfshirjen në padinë e Trumpit kundër BBC-së
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
SHBA-ja shqyrton përfshirjen në padinë e Trumpit kundër BBC-së
BBC
16/07/2026 - 11:46
Linku u kopjua

Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë për t’iu bashkuar si palë e interesuar padisë së presidentit Donald Trump kundër transmetuesit britanik BBC për shpifje, një veprim që mund ta komplikojë më tej betejën ligjore.

Trump ka paditur transmetuesin britanik për një dokumentar ku, sipas tij, pjesë të një fjalimi të tij para mbështetësve më 6 janar 2021 janë montuar në mënyrë mashtruese. Ai kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim.

BBC ka kundërshtuar përfshirjen e qeverisë amerikane, duke thënë se ekziston një "konflikt i qartë interesi", pasi agjencitë federale janë nën drejtimin e presidentit. Transmetuesi ka kërkuar që padia të hidhet poshtë, duke argumentuar se nuk ka prova që dokumentari është parë në SHBA.

Sipas Financial Times, administrata Trump ka tentuar edhe më herët të ndërhyjë në procese të tjera gjyqësore kundër presidentit, përfshirë rastet që lidhen me sulmin në Kapitol dhe padinë për shpifje të shkrimtares E. Jean Carroll, por përpjekjet e saj janë refuzuar nga gjykatat, shkruan Financial Time, transmeton KosovaPress.

Në rastin ndaj BBC-së, qeveria amerikane nuk do të bëhet paditëse, por do të kërkojë statusin e palës së interesuar. Ndërkohë, Trump ende nuk ka dorëzuar dokumentet financiare të kërkuara nga BBC në lidhje me pretendimet për dëmtim të reputacionit dhe vlerës së bizneseve të tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026