Këngëtari Oliver Tree mes 6 të vdekurve nga përplasja e helikopterëve në Brazil
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Këngëtari Oliver Tree mes 6 të vdekurve nga përplasja e helikopterëve në Brazil
Aksidenti, 150626
15/06/2026 - 10:08
Linku u kopjua

Dy helikopterë janë përplasur në ajër të dielën në mëngjes në zonën perëndimore të Rio de Janeiros, duke u rrëzuar më pas dhe duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave që ndodheshin në bord, kanë bërë të ditur zjarrfikësit.

Sipas Departamentit Ushtarak të Zjarrfikësve të Rio de Janeiros, njëri nga helikopterët është rrëzuar në parkingun e një dyqan makinash, ku ishin të parkuara edhe disa automjete elektrike, duke shkaktuar zjarr që më pas është shuar, shkruan AP, përcjell KosovaPress.

Autoritetet kanë thënë se po zhvillohet një hetim për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

Policia ka bërë të ditur se këngëtari dhe komediani amerikan Oliver Tree figuron në listën e pasagjerëve të dorëzuar tek autoritetet e aviacionit, por identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar plotësisht.

Tree kishte performuar në Buenos Aires më 4 qershor dhe kishte publikuar një video në Instagram një ditë para aksidentit, ku shihej duke luajtur futboll në një lagje në Brazil.

Ndërkohë, kanali argjentinas i streamingut Blender tha se influenceri Gaspar Prim Diaz, i njohur si “Gaspi”, ndodhej në njërin prej helikopterëve. Ai kishte mbi 2.8 milionë ndjekës në YouTube dhe ishte 23 vjeç.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë thënë se kanë parë njërin helikopter në flakë gjatë përplasjes dhe se një pasagjer dyshohet se është hedhur nga mjeti ajror para se ai të rrëzohej në tokë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026