Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT bën të ditur se, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërkohë që ekipet tona po vazhdojnë angazhimin për garantimin e sigurisë së furnizimit për NS Prishtina 6, raporton KosovaPress.
Sipas KOSTT, dëmet e konsiderueshme nga shembja e dheut e ndodhur dje në orët e pasdites në rrugën “Don Shtjefën Kurti” kanë kërkuar masa sigurie, në fazën fillestare punimet kanë qenë të kufizuara dhe janë zhvilluar në mënyrë të kontrolluar, në përputhje me standardet dhe kërkesat përkatëse.
“KOSTT shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhshme të ekipeve tona, si dhe falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim.
Një rrëshqitje masive e dheut në rrugën “Don Shtjafën Kurti”, në Prishtinë ka shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturore, duke bllokuar plotësisht rrugën dhe duke lënë një pjesë të kryeqytetit pa furnizim me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
Po ashtu,
Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje ishte ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit:
Rruga" Bislim Islami"
Rruga" Don Stjefan Kurti"
Rruga" Agim Prodani"
Rruga "Ymer Bytyqi"
Tashmë uji ka ardhur”, kanë njoftuar nga KRU “Prishtina”.