Nxirren 4 turistët polakë të bllokuar në Kanionet e Gjipesë, njëri prej tyre i lënduar
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nxirren 4 turistët polakë të bllokuar në Kanionet e Gjipesë, njëri prej tyre i lënduar
4 turiste polake, Gjipe
29/06/2026 - 09:05
Linku u kopjua

Pas rreth tetë orësh operacion intensiv kërkim-shpëtimi, është bërë e mundur nxjerrja e sigurt nga Kanionet e Gjipesë e katër turistëve polakë që kishin mbetur të bllokuar, shkruan abcnews, transmeton KosovaPress.

Bëhet e ditur se në operacion u angazhuan efektivë të Stacionit të Policisë Dhërmi, alpinistë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), Njësia “Delta”, zjarrfikësit e Himarës, si dhe ekipi mjekësor.

Sipas autoriteteve, dy nga turistët u evakuuan fillimisht me helikopter të Forcave të Armatosura, ndërsa rreth orës 23:00 u nxorën edhe dy të tjerët.

Po ashtu, bëhet e ditur se njëri prej tyre kishte pësuar lëndime dhe mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.

Autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve që të shmangin lëvizjet në shtigje të vështira pa guida të specializuara dhe pa pajisjet e nevojshme, me qëllim parandalimin e situatave të ngjashme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026