Një i vdekur dhe një i plagosur nga sulmi me thikë në Mitrovicë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Një i vdekur dhe një i plagosur nga sulmi me thikë në Mitrovicë
Policiaa16
28/05/2026 - 08:27
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë në Mitrovicë, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Policia njofton se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27 majit 2026, rreth orës 22:00, kur është pranuar informata se në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut ndodhej një person i therur me thikë.

Sipas mjekut kujdestar, viktima, mashkull 37-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në këtë rast është lënduar edhe një person tjetër, i cili pas trajtimit fillestar në emergjencën e spitalit në Mitrovicë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë. Sipas stafit mjekësor, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit për krime të rënda, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, mashkull 31-vjeçar, ndërsa është sekuestruar edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026