Sot, prej orës 14:00, banorët e lagjes së Spitalit përkatësisht, ata të rrugës “B” dhe të “Muharrem Fejza” janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Për këtë ndërprerje kanë treguar për KosovaPress disa qytetarë të kësaj zone.
Lidhur me ndalimin e rrymës, nuk ka pasur njoftim paraprak nga institucionet përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, në këtë rast KEDS.
Nuk dihet nëse ka ndodhur kjo si pasojë e shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, e cila ka krijuar rrezik për qarkullimin dhe sigurinë publike.
Sa i përket kësaj, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Lulëzim Fushtica ka bërë të ditur se, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës dhe ndërhyrjeve që po zhvillohen në terren, në rrugën “Don Shtjefën Kurt” është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë dhe energji elektrike, dhe sipas tij, nuk dihet nëse kjo do të ndikojë edhe në lagje të tjera të qytetit, te cilat janë pa furnizim elektrik.