Shkrimtari dhe studiuesi i shquar i letërsisë shqiptare, akademik Rexhep Qosja, i cili u nda sot nga jeta, ka lënë një letër amanet drejtuar nipit të tij, Valjetit.
Letra, e datës 30 prill 2016 dhe e nënshkruar personalisht nga Rexhep Qosja në Prishtinë është bërë publike nga nipi i tij si dëshmi e fjalës së dhënë dhe respektimit të amanetit.
NIPIT TIM VALJETIT
I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILITMeqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të jem i varrosur pa ritual fetar.
Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar, në pjesën më të madhe të kohës, duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve e pushteteve të tyre, dua të jem i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare.
Vdes i qetë.
Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat.
Meqenëse jam rritur, kam jetuar e kam punuar në kushte politike e shoqërore, që edhe pas çlirimit të Kosovës e të krijimit të shtetit të saj, ishin shumë të vrazhda, nuk mund të them se mospajtimet e mia të shprehura ishin gjithnjë të liruara prej disa gjykimeve e vlerësimeve më të ashpra se ç’do të duhej. Megjithatë, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën e duke përhapur njerëzillëkun.
Gjyshi yt, Valjet
Rexhep Qosja
Prishtinë, 30.4.2016
