PDK vendos sot, a kthehet Fatmir Limaj në listën për deputetë?
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
PDK vendos sot, a kthehet Fatmir Limaj në listën për deputetë?
PDK1234
11/05/2026 - 12:04
Linku u kopjua

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pritet të mblidhet sot në orën 16:00, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë çështja e rikthimit të Fatmir Limajt në strukturat zgjedhore të partisë dhe përfshirja e tij në listën për deputetë.

Kështu është raportuar nëpër media, derisa ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar. Fatmir Limaj, të premten, i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, përmes së cilës ka kërkuar që të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë pa asnjë kusht.

Kjo kërkesë ka nxitur reagime brenda partisë, ndërsa burime brenda strukturave të PDK-së bëjnë të ditur se një pjesë e madhe e zyrtarëve dhe mbështetësve janë pro rikthimit të Limajt në “shtëpinë e vjetër” politike.

Fatmir Limaj, i cili konsiderohet një nga themeluesit e PDK-së, shihet nga mbështetësit e tij si një figurë që mund ta fuqizojë partinë në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026