Personi që u vra mbrëmë në fshatin Zlipotok të Dragashit dyshohet se ishe imam në këtë komunë.
Autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende identitetin e viktimës, por burime të KosovaPress thonë se bëhet fjalë për hoxhën Gazmen Tairovci.
Burime nga policia kanë thënë se me arritjen në vendin e ngjarjes, patrulla e forcave të rendit ka gjetur një person të shtrirë në tokë. Dyshimet e para ishin se atij I ishin shkaktuar lëndime me një mjet të mprehtë.
“Pas arritjes së ekipit mjekësor nga QKMF Dragash, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.T., mashkull rreth 47-vjeçar nga Zlipotoku i Dragashit”, thuhet në një raport të policisë që e ka para KosovaPress.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Stacionit Policor në Dragash, komandanti i stacionit, si dhe është njoftuar Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren, të cilës më vonë i janë bashkuar edhe njësi të tjera policore. Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me prokurorin e shtetit ndërsa rasti është inicuar si "Vrasje e rëndë". /KosovaPress/