Lamallari: Dronët dhe kamerat smart do të monitorojnë shkeljet në rrugët e Shqipërisë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lamallari: Dronët dhe kamerat smart do të monitorojnë shkeljet në rrugët e Shqipërisë
Llamallari
20/07/2026 - 21:45
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri, Besfort Lamallari, bëri apel sot për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se sjelljet që pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe krijojnë bllokime në trafik do të ndëshkohen.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari u shpreh se për “kapriço të dikujt” nuk duhet të vuajnë drejtuesit e tjerë të mjeteve që respektojnë rregullat e qarkullimit.

“Djema, nëse mendoni se jeni të privilegjuar dhe mund të bëni ç’të doni në trafik duke vonuar dhe bllokuar të tjerët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe normat qytetare, përshëndeteni pak dronin sipër jush dhe prisni sa të takoni patrullën më të afërt me gjobën tuaj”, tha Lamallari.

Ministri Lamallari bëri të ditur se dronëve të Policisë së Shtetit do t’u shtohen së shpejti edhe kamerat inteligjente të sistemit Smart City, të cilat do të vendosen në akset kombëtare dhe rrugët kryesore të vendit, transmeton ATSH.

Sipas tij, qëllimi është garantimi i zbatimit të ligjit dhe rritja e sigurisë në rrugë, duke nënvizuar se rregullat e qarkullimit duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët, pa përjashtim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026