Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit sot në Pallatin Presidencial në Ankara nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kryeministri përcolli pamje nga takimi në rrjetet sociale. “Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdogan, në Pallatin Presidencial, pas samitit të NATOS e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, shkroi kreu i qeverisë shqiptare.
Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Gjithashtu Rama zhvilloi një takime liderët e vendeve të NATO-s dhe me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte.Samiti në Ankara mblodhi udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për