Protesta në ditën e 46-të në Tiranë, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Protesta në ditën e 46-të në Tiranë, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
protesta-23
15/07/2026 - 20:56
Linku u kopjua

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 46-të radhazi, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar para godinës së Kryeministrisë.

Grumbullimi i qytetarëve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga është zhvilluar një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.

Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 46-të radhazi.

Ditën e sotme pritet që të paktën të jenë kërkesa të njëjta drejtuar qeverisë, por jo vetëm. Protestuesit për 46 ditë me radhë kanë kërkuar tërheqjen e qeverisë aktuale, krijimin e një qeverie tranzitore 12-mujore, anulimin e paketës së maleve, po ashtu anulimin e ligjit për investime strategjike e po ashtu edhe ndryshime të tjera kushtetuese që do të ishin sipas tyre në të mirë të qytetarëve.Pas përfundimit të fjalimeve ka edhe një marshim tradicional që protestuesit marrin çdo ditë në rrugë të ndryshme të Tiranës, ku shprehin edhe njëherë kërkesat që ata kanë, ku më kryesorja është largimi i qeverisë aktuale e mandej edhe largimi i kësaj klase politike, raporton RTSH.

Sipas këtij mediumi, sa i takon edhe planeve të masave të policisë, janë standard çdo ditë. Ata vendosin një kordon policor përreth institucionit të Kryeministrisë. Ka një zjarrëfikës dhe një autobot me ujë që ndodhet për çdo rast nëse do të ketë agravime, gjë që nuk e kemi parë për 46 ditë me radhë, pa shtuar dhe pa përmendur vetëm dy episodet që kanë ndodhur në Parlamentin e Shqipërisë, ku ka pasur hedhje vezësh, bidonash me ujë dhe sendesh në drejtim të ligjvënësve dhe nga ana tjetër policia është kundërpërgjigjur edhe me arrestime dhe me shoqërime në komisariat, një pjesë e mirë e të cilëve janë liruar me vendim gjykate dhe vetëm dy prej tyre vijojnë të jenë në arrest shtëpiak.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026