(Linçimi si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Nenad Rashiqit)
Instituti Octopus
Një tekst i Relja Zhelskit, shef i Drejtorisë së Analizës në BIA, i publikuar më 15 maj nga revista “Kompas”, u afishua nga mediat e tjera serbe si “zbulim” i inteligjencës për projektin e “çserbizimit” të Kosovës (Informer, 18.05.2026). Krahas narrativave të njohura manipuluese si “viktimizimi”, “agresioni i NATO-s”, “kuazi shteti anti-serb”, etj., zyrtari i lartë i BIA-s përdor linçimin dhe demonizimin e Nenad Rashiqit, udhëheqës i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë“, si mesazh disiplinimi për të gjithë votuesit serbë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ky produkt, përveçse i pazakonshëm e joprofesional, shërbehet po ashtu me referenca emocionale e falsifikime historike, për ta rritur efektin si operacion ndikimi në mbrojtje të Listës Serbe. Kur një zyrtar i lartë i inteligjencës e identifikon “tradhtarin e brendshëm”, mesazhi receptohet në kornizat e autoritetit që përfaqëson dhe natyrshëm pritet të merret më seriozisht, duke e rritur efektin “disiplinues”.Kontrolli mbi serbët lokalë si strategji kundër Kosovës
Ata që i përcjellin deklaratat politike të zyrtarëve të Serbisë, e dinë se Serbia e përdor “akuzimin në pasqyrë”, duke projektuar të vërtetën e vet te aktorët e tjerë. Kështu bënte kur e quante UÇK-në organizatë terroriste, kështu bën sot kur pretendon për “terrorin” e Kosovës ndaj qytetarëve serbë.
Relja Zhelski, me formimin dhe funksionin që mban përbën një shembull tipik të anomalisë intelektuale, ku përgatitja akademike vihet në shërbim të dogmave politike e nacionaliste, duke i bërë ato edhe më e rrezikshme.
Zhelski, BIA dhe gjithë Serbia nuk e pranojnë, apo nuk duan ta pranojnë, se 10 ulëset e rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë për serbët kosovarë, jo për përfaqësuesit e Beogradit zyrtar në Kosovë.
Diskreditimi si prelud i eliminimit: Rasti i Oliver Ivanoviq
Ai konsiderohej më i moderuar dhe ishte kritik ndaj strukturave dominuese serbe në veri, si dhe regjimit në Beograd. Mediat e propagandës dhe kundërshtarët politikë e cilësonin “tradhtar”, “njeri të Prishtinës” ose figurë që cenonte interesat serbe në Kosovë. Vetëm pak ditë para vrasjes, ai vetë deklaroi se kishte frikë për sigurinë e tij.
Kjo nuk do të thotë se fushata linçuese ia organizoi vrasjen, por ajo ndërtoi klimën armiqësore që i kontriboi aktit final. Ai u vra më 16 janar 2018 para zyrës së tij në Mitrovicë të Veriut, ndërsa rasti ka mbetur ende i pandriçuar plotësisht sa i përket organizatorëve dhe autorëve.
I vetmi rast kur një serb e ka pranuar publikisht përgjegjësinë për një sulm terrorist në Republikën e Kosovës është ai i Milan Radoiçiqit kur është kapur në flagrancë. Pas shfaqjes së tij si prijës i inkursionit në Manastirin e Banjskës më 24 shtator 2023, ai vazhdon operimin në rrugët e Beogradit duke e ruajtur autokratin serb, Aleksandër Vuçiq!
Duke u bërë “zëdhënës” i nacionalizmit serb nga pozita e shefit të Analizës, Zhelski në fakt zbulon tri sekrete publike të politikës serbe kundër Kosovës:
– Serbia nuk e lejon integrimin e serbëve në Kosovë dhe asnjë zë opozitar që nuk dirigjohet nga Beograd;
Në sfondin e protestave aktuale masive nga studentë e qytetarë që kërkojnë të ardhme më të mirë për vendin e kapluar nga korrupsioni, krimi i organizuar, varfëria, ikja e të rinjve, mungesa e lirisë së shprehjes, kontrolli mbi median, ndikimet e fuqive autokratike lindore, etj., kryeanalisti Zhelski shfaqet si një aparatçik i pushtetit serb, i cili rikthen fantazmat e regjimeve staliniste, maoiste e millosheviqjane, përmes diskreditimit të oponentëve të leviatanit politik në Kosovë me emrin “Lista Serbe”.