Pse nuk po merr pjesë Feride Rushiti në seancë?
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pse nuk po merr pjesë Feride Rushiti në seancë?
seanca 1
28/04/2026 - 15:13
Linku u kopjua

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kërkuar nga partitë opozitare që të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Pak para nisjes së seancës, deputetja e mazhorancës në hollin e Kuvendit akuzoi opozitarët se po qëndrojnë komod dhe jashtë hapësirave të Kuvendit.

Sipas saj, për një gjë të tillë ata as nuk kanë marrë besimin e qytetarëve dhe as nuk paguhen.

“I ftojmë të gjithë të vijnë, këtu është vendi, jo jashtë... Kuorumi bëhet me prezencën e tyre. Ejani, kënd po e akuzojnë, ne që jemi këtu apo ata që janë me komoditet duke pushuar dhe qëndruar në ambiente që nuk ish dashur, pasi nuk janë paguar. Nuk janë votuar që ata të jenë jashtë këtij institucioni. Kush nuk po e bën kuorumin? Kush po e çon vendin në zgjedhje”, tha ajo.

Ajo tha se kandidatja për presidente, Feride Rushiti, nuk është prezente në sallën plenare, pasi ka një rast të vdekjes.

“Zonja Feride ka pasur një rast të vdekjes, megjithatë respekt për të dy kandidatët”, tha ajo./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026