Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qyteti i Prizrenit duhet të pajiset edhe me një zonë të vet industriale, duke e cilësuar këtë si të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve.
Në ceremoninë e fillimeve të ndërtimit të rrugës Korishë – Kabash, Kurti theksoi se Prizreni, si qyteti i dytë për nga madhësia në Kosovë, meriton të ketë një hapësirë të dedikuar për zhvillimin e bizneseve dhe industrisë, në përputhje me kontributin dhe potencialin që ka.
Sipas tij, mungesa e një zone të tillë bie në kontrast me faktin se shumë komuna të tjera në Kosovë tashmë kanë zona industriale që po vazhdojnë të shtohen.
“Besoj që ky është një argument shtesë për të gjithë qytetarët që të bëjnë trysni te Komuna e Prizrenit dhe të mundësohet bashkëpunimi me Qeverinë e Republikës për një zonë të tillë industriale”, tha aiNdërkaq sot nisën ndërtimet e rrugës Korishë – Kabash në Prizren ku këto ndërtime filluan me një ceremoni ku të pranishëm ishin Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.