Prishtina është bërë nikoqire e një turneu ndërkombëtar të Padel-it, “FIP Bronze”, duke mbledhur 40 ekipe nga 25 shtete të ndryshme të botës.
Prishtina është shndërruar në qendër të padelit ndërkombëtar, duke mirëpritur turneun “FIP Bronze”, një garë zyrtare e organizuar në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Padelit. duke mbledhur 40 ekipe nga 25 shtete të ndryshme të botës.
Kryetari i Federatës së Padelit në Kosovë, Besim Shulemaja, dha detaje për përmasat dhe rëndësinë e turneut, duke theksuar pjesëmarrjen e gjerë ndërkombëtare dhe nivelin e garës.
“Është turnir FIP Bronze, domethënë një turnir ndërkombëtar ku bëhet së bashku Federata me FIP, FIP International. Janë 40 ekipe që janë prej 25 shteteve, janë katër ekipe meshkuj dhe 11 ekipe femra. Domethënë kjo është njëri prej ndërkombëtarëve, turnirat që janë që mbahen, janë në disa shkallë, kjo është bronzi”, theksoi fillimisht.“Domethënë tash 25 shtete na kanë thirrur, kanë menduar që ende është luftë në Kosovë, a është sigurt me ardh këtu, se s'e njohin Kosovën. Domethënë, kanë ardhur prapë. Besoj që ky turnir e qet edhe Kosovën në hartë të Padelit. Domethënë 25 shtete me ardh me fol për Padelin, me ardhur me fol për Kosovën, se si është Kosova, sa është e zhvilluar, sporti që është i zhvilluar, kur do t'i shohin këto ambiente këtu të gjitha, gjërat që është një send shumë pozitiv për neve si komb”, shtoi tutje Shulemaja.
Në këtë turne ishte i pranishëm edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili tha se padeli po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në Kosovë falë angazhimit të komunitetit dhe federatës.