​Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren, flet Raçi
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
​Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren, flet Raçi
ron raci
03/06/2026 - 15:51
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Andorrës, ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës.

Në këtë seancë stërvitore u punua me përkushtim, disiplinë të lartë dhe ritëm të mirë, derisa atmosfera në kampin dardan mbetet shumë pozitive.

Ndërkohë, gjatë stërvitjes, gardiani Arijanet Muric ka ndier shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, derisa stafi mjekësor i Kombëtares do t’i kryejë ekzaminimet e nevojshme për të konstatuar nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim që mund ta lë jashtë fushës.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ron Raçi, ka theksuar se ekipi duhet ta lërë pas humbjen dhe të fokusohet plotësisht te ndeshja e radhës. Ai u shpreh se skuadra po punon shumë mirë me trajnerin dhe se çdo stërvitje po zhvillohet me intensitet të lartë.

“Duhet me e lënë pas humbjen dhe duhet me u fokusu tek loja e ardhshme, që është se jemi duke punuar mjaft mirë me trajnerin, ku çdo stërvitje është duke shkuar me intensitet të mirë. Grupi është mjaft i mirë, ku po punojnë të gjithë fort dhe mendoj që kemi me u qasur të gjithë më ndryshe dhe kemi me hy për fitore. Kemi me e luajtur një lojë tonën në shtëpi pranë tifozëve tanë, besoj që me paraqitje të mirë kemi me i shpërbly edhe ata me fitore dhe ne kemi me dal fitues” – theksoi Raçi.

Duke folur për Kombëtaren, Raçi u shpreh i lumtur për rikthimin dhe mundësinë për të kontribuar. Ai theksoi se çdo herë që i jepet rasti, do të japë maksimumin dhe do të përpiqet të dëshmojë vlerat e tij në fushë. Sipas tij, është një ndjenjë shumë e mirë të përfaqësosh vendin, ndërsa shpreson që edhe në ndeshjen e radhës të ketë mundësi të luajë dhe të paraqitet sa më mirë.

“Të ipet shansi me lujt për Kombëtare, unë kam me u mundu me e dhënë maksimumin tim dhe është mjaft ndjenjë e mirë dhe rikthimi tash, besoj që kurdo që më ipet mundësia unë kam me u mundu me e tregu veten dhe kam me e jep 100%. Shpresoj të luaj edhe këtë lojë me paraqitje sa më të mirë” – përfundoi Raçi.

Ndryshe, Kosova pësoi disfat në ndeshjen miqësore ndaj Çekisë, derisa më 7 qershor, pret Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen miqësore e cila zhvillohet nga ora 20:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026