Saka: Nuk kam parë kurrë asgjë të tillë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Saka: Nuk kam parë kurrë asgjë të tillë
New Project (9)
05/05/2026 - 23:29
Linku u kopjua

Arsenali ka siguruar biletën për në finalen e UEFA Champions League pas një fitoreje dramatike 1:0 ndaj Atlético Madridit, e vulosur nga goli i Bukayo Sakas në minutën e 44-të.

Pas ndeshjes, heroit të mbrëmjes i u kërkua një prononcim për Amazon Prime, ku ai u shpreh me emocione të mëdha për arritjen:

"Po më largoni nga festimet, njeri. Është shumë e bukur, ju mund të shihni se çfarë do të thotë për mua dhe çfarë do të thotë për tifozët".

Saka vlerësoi lart përkrahjen e publikut londinez, duke theksuar se nuk kishte përjetuar kurrë diçka të tillë më parë:

"Nuk kam parë kurrë asgjë të tillë. Ata na shtynë dhe na dhanë këtë moment në fund".

Lidhur me presionin e madh që shoqëron këto përballje, sulmuesi shtoi:

"Është më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Është një lojë me presion të lartë që do të thotë shumë për të dyja palët. Nuk kishte asnjë mënyrë që të vinim në këtë pozicion dhe të mos kishim presion, prandaj na u desh ta bllokonim atë. Ne e kryem punën".

Në mbyllje të fjalës së tij, Saka u shpreh optimist për finalen që i pret: "Është një histori e bukur dhe shpresoj që të përfundojë mirë".

Me këtë fitore, skuadra e Mikel Artetës mbyll një pritje të gjatë për t'u rikthyer në skenën më të madhe të futbollit evropian.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026